Befason Pepe: Këtë futbollist të Barcelonës e dua te Real Madridi (FOTO)

Pepe e dëshiron një futbollist të Barcelonës në Real Madrid.

Sport

15/09/2016 19:35

Bëhet fjalë për përforcimin e verës të klubit katalunas, Andre Gomes.

Pepe theksoi që donte të luante me të te Reali, por në fund Gomes zgjodhi Barcelonën, përcjellë “Lajmi.net”.

“Te Reali do ta doja Andre Gomes. Ne luajtëm bashkë te ekipi përfaqësues, por ai deshi të transferohet te Barcelona”, deklaroi Pepe për “Cadena Ser”.

Pas transferimit te Barcelona, Gomes kishte thënë që gjithmonë ëndrra e tij e madhe ishte që një ditë të luajë për ekipin nga “Camp Nou”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.