Befason Pepe, ja çfarë i tha Piques (Video)

Gjatë një goditje nga këndi në El Clasico, mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, e pyeti kundërshtarin e tij nga Barcelona, Gerard Pique se si e ka fëmijën e dytë.

Sport

25/03/2015 10:20

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe, është disiplinuar shumë pas ardhjes së trajnerit Carlo Ancelotti në Santiago Bernabeu.

E kjo dëshmohet më së miri nga fakti se me italianin ai nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq.

Kurse, një gjest simpatik e bëri edhe në El Clasico kundër Barcelonës në Camp Nou të dielën.

“Gjatë një korneri, Pepe më pyeti për fëmijën e dytë dhe nëse më ka nxjerrë më shumë punë në shtëpi”, deklaroi Pique për “Cadena Ser”.

https://vine.co/v/OYFWXbBzXV1