Befason Moyes: Kroos u pajtua të kalonte tek Man Utd në vitin 2014

Ish trajneri i Manchester United, David Moyes ka thënë se në vitin 2014, Toni Kroos, atëherë anëtar i Bayern Munich, ishte pajtuar të kalonte në Manchester United.

Sport

26/11/2018 22:26

Trajneri ka thënë se e gjithë kjo kishte ndodhur pasi lojtari dhe trajneri kishin arritur marrëveshje personale.

“Toni Kroos ishte pajtuar me mua që të vinte tek Manchester United” ka thënë Moyes për “talkSPORT”, transmeton lajmi.net.

“E takova atë dhe gruan e tij dhe u pajtuam për këtë transferim kur ai ishte pjesë e Bayern Munich” ka thënë ai në vazhdim.

E gjithë kjo kishte ndodhur një sezon para se gjermani të kalonte në Madrid ka bërë të ditur trajneri.

David Moyes nuk e pati të gjatë aventurën në “Old Trafford” pasi nuk arriti rezultatet e pritura pas largimit të SIR Alex Ferguson. /Lajmi.net/