Befason mbrojtësi i Lyon: Më vështirë të markohet Mbappe sesa Messi

Qendër mbrojtësi i Lyon, Marcelo ka bërë një krahasim të veçantë pas ndeshjes Lyon – Barcelona.

Sport

21/02/2019 18:15

Lojtari ka krahasuar Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, pasi pati mundësinë të luaj me secilin nga dyshja.

Ai ka thënë se e kishte shumë më të vështirë të luante kundër Kylian Mbappe këtë sezon sesa kundër Lionel Messi.

“Lojtarët kundër të cilëve kam luajtur së fundmi janë në nivele shumë të larta. Të luaja kundër Mbappe këtë sezon më dha shumë punë. Messi nuk luajti shumë mirë, por Mbappe, për shpejtësinë, pozicionimin dhe përballjet direkte me të, ishte më i vështirë të markohet” ka thënë Marcelo, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i Lyon ka shprehur besimin se shumë shpejtë francezi do të jetë edhe më i miri në botë, nëse vazhdon me këtë ritëm. /Lajmi.net/