Befason legjenda e Man-Utd, Pogba duhet të largohet!

Ditëve të fundit ka bërë bujë lajmi për pakënaqësinë e Pogbas në Manchester.

Sport

16/08/2018 17:45

Francezi mësohet të ketë kërkuar largimin në drejtim të gjigantit katalunas FC Barcelona. Pogba madje mësohet ti ketë “nxehur” raportet me trajnerin Mourinho.

Gjithashtu Mourinho ka thumbuar sot Pogban, duke thënë se nëse ka ndonjë problem mos t’iu drejtohet mediave por ti sqaroj me të.

Legjenda e United Paul Ince ka deklaruar sot se United duhet ta lirojë lojtarin. “Raportet mes portugezit Mourinho dhe fituesit të Botërorit nuk kan qenë asnjëherë më keq. Pogba barti shiritin e kapitenit në ndeshjen hapëse të kampionatit dhe bëri lojë të shkëlqyer. Nuk e kuptoj pse duhet të dal me asilloj deklaratash dhe ta disrespektoj klubin dhe trajnerin. Ndoshta po lufton për vëmendje” ka thënë Ince.

“Nëse e kërkon largimin me kaq ngulm, atëherë duhet të largohet” ka vazhduar Ince.

Barcelona nuk do të dorëzohet deri në mbylljen e merkatos dhe gjasat po bëhen reale për nënshkrimin me mesfushorin francez. /Lajmi.net/.