Befason Kimmich, shprehet i lumtur me “vuajtjet” e Bayern

Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich e ka mbyllur me fitore edhe këtë javë, duke fituar me rezultatin 3:0 ndaj Nurnberg.

Sport

08/12/2018 20:52

Joshua Kimmich, lojtari i Bayern, është shprehur i kënaqur me situatën e krijuar në Bundesliga dhe me „sfidën“ e Bayern për titullin.

Skuadra e Niko Kovac e gjen vetën në pozitën e dytë, me nëntë pikë më pakë se Borussia Dortmund.

„Nuk kam përjetuar asnjëherë ndonjë sezon si ky“ ka thënë Kimmich për uebsajtin zyrtar të Bayern, transmeton lajmi.net.

„Edhe sezonin e kaluar e nisëm duke qenë mbrapa Dortmund, por këtë sezon hapësira është më e madhe“ ishin fjalët e reprezentuesit gjerman.

„Dortmund realizoi një tjetër fitore. Ja pse sezoni këtë vit është shumë emocionues“ ishin fjalët e Kimmich.

Përfundimi i sezonit është ende larg dhe do të jetë sfidë e madhe për Dortmund që ta ruaj këtë distancë me gjigantin bavarez.

Mbetet të shihet nëse Kimmich dhe shokët do t’ia dalin ta përmbysin rendtjen tabelare. /Lajmi.net/