Befason Khedira

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka insistuar se kurrë nuk e ka konsideruar mundësinë e largimit nga Santiago Bernabeu.

Sport

13/11/2014 11:19

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka befasuar duke theksuar se kurrë nuk e ka konsideruar mundësinë e largimit nga Santiago Bernabeu.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me kampionin në fuqi të Evropës deri në verën e vitit 2015. Një numër i madh klubesh kanë monitoruar gjendjen e tij në Madrid, në mes të spekulimeve rreth largimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, Khedira ka insistuar se është i lumtur në klub.

“Nuk kam zhvilluar bisedime me asnjë klub tjetër”, deklaroi Khedira për “Kicker”.

“Kurrë nuk e kam konsideruar mundësinë e largimit. Dhe, kjo nuk ka ndryshuar as tani. Real Madrid është skuadër e mrekullueshme. Nuk kam asnjë arsye të them se dua të largohem, ose duhet të largohem”, përfundoi ai.