Befason Kadri Veseli: Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për media ka folur kryeparlamentari Kadri Veseli.

Lajme

18/01/2019 11:06

Veseli ka thënë se Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Putini pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vuçiqin.

“Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kaloj mirë me perëndimorët. Putini pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vuqiçin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”.

Të enjten në Beograd ka qëndruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ai është pritur me ceremoni të lartë shtetërore. /Lajmi.net/