Deklarata e radhës acaruese nga Januzaj

.

Sport

01/07/2018 08:31

Dy lojtarët e Zvicrës me prejardhje kosovare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u ndëshkuan nga FIFA me gjobë për shkak të festës së tyre me simbolin kombëtar shqiponjën pas golave të shënuar në ndeshjen kundër Serbisë.

Dhe sulmuesi Adnan Januzaj, i cili po ashtu ka prejardhje nga Kosova, ndonëse ka lindur dhe është rritur në Bruksel, edhe pse shënoi gol në këtë Botëror kundër Anglisë, nuk festoi me në të njëjtën mënyrë.

Në një deklaratë për AFP-në, Januzaj tha se nuk dëshiron të bëjë festime politike pas golave.

“Nuk jam shumë i përqendruar në momentin pas shënimit të golit”, tha Januzaj.

“Është gol me plot emocione, po festoja me fansat dhe bashkëlojtarët, por mendoj se janë dy fusha – ajo e futbollit dhe ajo politike. Unë i festoj golat me bashkëlojtarët e mi”, tha Januzaj.