Befason Haradinaj, thotë se Mogherini i ka shkaktuar dëm rajonit

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media.

Lajme

11/12/2018 15:08

Haradinaj ka thënë se përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini i ka shkaktuar dëm rajonit, dhe në një far forme e ka mbytur procesin e dialogut duke lejuar që të diskutohet për territore.

Lidhur me këtë, ai ka thënë se mendimi i saj nuk vlen, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka theksuar se cilido që lejon të flitet për këto tema është kundër paqes dhe sigurisë në rajon.

Sipas tij, nuk është dashur të lejohet dalja nga korniza e dialogut që ka qenë më parë, ajo për normalizim. /Lajmi.net/