Befason Guardiola – Ky është ylli që do të jetë në bankën rezervë për ndeshjen ndaj Chelsea

Pep Guardiola ka zbuluar një fakt interesant rreth formacionit të tij në prag të ndeshjes me Chelsea.

Sport

08/02/2019 19:19

Me shumë gjasë, Kevin De Bruyne do të jetë në bankën rezervë për këtë ndeshje, pasi mesfushori është akoma në procesin e rikuperimit nga lëndimi.

Nuk është e thënë që belgu të startojë, ka thënë Guardiola para se City ta pres Chelsean këtë fundjavë.

“Ndoshta, është e mundur, sigurisht se është e mundur. Secili lojtar e di, ndoshta është e mundur ta luaj atë, ndoshta është e mundur mos ta luaj” ka thënë Guardiola.

“Në fund, ne gjykojmë lojtarët për atë që ata besojnë se janë, por aty ka lojtarë në top formë dhe ka momente kur ti nuk je në formën më të mirë” ka thënë spanjolli duke iu referuar lëndimit të KDB, transmeton lajmi.net.

“Ka momente kur shokët e skuadrës janë në formë më të mirë. Në futboll, atë që ke bërë në të kaluarën duhet ta përsërisësh” ka thënë ndër të tjerash Guardiola.

Bernardo Silva ishte ai që zëvendësoi të lënduarin De Bruyne, dhe deri në këtë pikë sezoni ka qenë lojtari më i mirë i “Citizens”. /Lajmi.net/