Befason Doncic: Është më e lehtë në NBA sesa në Evropë

Një nga befasitë më të mira të NBA këtë sezon, Luka Doncic, ka bërë një deklaratë interesante.

Sport

09/02/2019 17:37

Për shumë kë liga më e fortë në botë është ajo e NBA, por kështu nuk duket për yllin slloven, Doncic.

I riu po kalon një sezon fantastik me Dallas Mavericks (sezoni i parë) duke vendosur edhe disa rekorde, transmeton lajmi.net.

Doncic ka thënë se në Evropë ka hasur në mbrojtje më të vështirë sesa në NBA.

“Këtu në NBA është më e lehtë të shënosh krahasuar me Ligën e Evropës” ishin fjalët e yllit të Dallas.

Doncic ishte shumë afër që të futet edhe në skuadrën All – Star, por këtë nuk arriti ta bënte në fund. /Lajmi.net/