Befason De Ligt: Më para luaj me Zyiech sesa me Ronaldon apo Messin

Qendër mbrojtësi më i kërkuar në Evropë, Matthijs De Ligt ka befasuar me deklaratën e tij të fundit.

Sport

17/12/2018 22:13

Ai i ka dhënë fund spekulimeve të tij për të ardhmen, duke thënë se ai tani preferon më shumë të luaj me Hakim Ziyech tek Ajax sesa me Cristianon apo Messin.

“Juventus? Nuk po mendoj për merkaton në këto momente” ka thënë De Ligt, transmeton lajmi.net.

“Italia është një vend i mrekullueshëm për të luajtur futboll, por momentalisht jam i fokusuar në të tashmën” ka thënë tutje mbrojtësi i Ajax.

“Nuk jam duke menduar për një mundësi largimi nga Ajax dhe nuk po mendojë në cilën ligë mund të luaj në të ardhmen” ishin fjalët e tij.

De Ligt po kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe Juventus. Drejtuesit e Ajax kanë thënë se nuk do të largohet asnjë lojtar në janar. /Lajmi.net/