Befason De Biasi, fton katër lojtarë… – Lajmi.net
Befason De Biasi, fton katër lojtarë…
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 21:13, 18 March 2017
Dëmtimet e shumta dhe penalizimet me kartonë, e kanë kushtëzuar trajnerin e përfaqësueses shqiptare, Gianni de Biasi, t’i hedhë seriozisht sytë nga kampionati shqiptar, i cili në këtë sezon të fundit po tregon një nivel në rritje falë edhe rivalitetit.

Burime konfidenciale për Top Channel bëjnë me dije se do të jenë të paktën 4 lojtarë të kampionatit vendas që do të bëjnë pjesë në listën e trajnerit së përfaqësueses për ndeshjet kundër Italisë dhe miqësores me Bosnjen.

Mbrojtësi i Kukësit, 24-vjeçari Arbri Alla për herë të parë në karrierë do të ketë shansin të vesh fanellën kuqezi. Ndeshja e fundit me Skënderbeun në Korçë ishte një tjetër provë për nivelin e këtij lojtari, që me sa duket do të jetë një alternativë serioze për mbrojtjen kuqezi jo vetëm për Bosnjen, por edhe për Italinë.

Liridon Latifi është gjithashtu mes të shpërblyerve për formën shumë të mirë që po tregon. Mesfushori i Skënderbeut është rikthyer në listë gjithashtu si një alternativë për De Biasin, duke qenë se luan sigurisht shumë më shumë minuta se rivalët e tij të repartit të mesfushës, pavarësisht se minutat e tij janë në Superiore.

Gjithsesi, për t’u parë mbetet nëse do të na duhet të sulmojmë në Palermo, sepse vetëm atëherë bëhet i vlefshëm Latifi, ndërkohë që për Bosnjen shanset e tij do të jenë shumë më të mëdha. Dy emrat e tjerë të Superiores do të jenë dy portierët, Orges Shehi dhe Alban Hoxha. Ky i fundit do të ketë shanse shumë të mira për t’u aktivizuar përballë Italisë, ku Berisha do të mungojnë sepse është i pezulluar, por rival i fortë për portierin e Partizanit është kthyer Tomas Strakosha, portieri i Lacios, i cili kohët e fundit është në një formë shumë të mirë dhe ka arritur të shfrytëzojë maksimalisht minutat që i janë vënë në dispozicion në Serinë A, pas problemeve që ka patur Marketi, portieri i parë i Lazios.

Grumbullimi i përfaqësueses kuqezi do të fillojë ditën e hënë më 20 mars, në të njëjtën ditë kur edhe De Biasi do të zbardh listën e plotë për dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës sonë, atë me Italinë më 24 mars dhe me Bosnje Hercegovinën më 28 mars./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play World Soccer Champion
  • Play Stealth Sniper