Befason Coman, është 22 vjeçar, në kulmin e karrierës dhe po mendon pensionimin

Ylli i Bayern Munich, Kingsley Coman ka befasuar me deklaratën e tij të fundit rreth të ardhmes së tij.

Sport

10/12/2018 16:24

Francezi ka thënë se do ta shqyrtojë pensionimin e tij të parakohshëm, në rast se dëmtimet e tij në gju vazhdojnë.

Në moshën 22 vjeçare, Coman konsiderohet si një prej lojtarëve më premtues në futbollin evropian, por dëmtimet po ja pamundësojnë atij shfrytëzimin e potencialit.

Këtë edicion, anësori i Bayern ka regjistruar vetëm tri paraqitje në Bundesliga. Sezonin e kaluar ai ka luajtur në vetëm 21 ndeshje.

“Ishte një vit shumë i vështirë” ka thënë Coman për “TF1”, transmeton lajmi.net.

“Kur u lëndova, ishte fundi i botës për mua. Shpresoj se nuk do të përjetoj më një gjë të tillë. Mjaft është mjaft. Nuk do të pranojë një operacion të tretë – Ajo do të thoshte se këmbët e mia nuk janë për nivele të tilla” ka thënë tutje Kingsley.

“Do të tërhiqesha. Do të bëja një jetë tjetër. Jetë private” ka përfunduar ai.

Kujtojmë se Coman kaloi në Bayern nga Juventus, si një nga transferimet më të vlerësuara. Shpresojmë që lojtari mos të ketë më probleme dhe të vazhdojë karrierën e tij. /Lajmi.net/