Befason Barcelona

Barcelona është duke konsideruar mundësinë e vazhdimit të kontratës me mbrojtësin Dani Alves, i cili është i lidhur me klubin deri në fund të këtij sezoni.

Sport

10/12/2014 14:42

Barcelona është duke konsideruar seriozisht mundësinë e vazhdimit të kontratës me mbrojtësin Dani Alves.

Edhe pse në muajt e fundit kanë qarkulluar vazhdimisht njoftime se braziliani do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, si futbollist i lirë, pas skadimit të kontratës me gjigantin katalan, tani thuhet se ai mund të mbetet në Camp Nou.

Sipas portalit spanjoll “Fichajes”, përgjigja negative e FIFA-s në kërkesën e Barcelonës për të transferuar një zëvendësim për Thomas Vermaelenin e lënduar, ka bërë që drejtuesit e klubit të shqyrtojnë mundësinë e mbajtjes së Alvesit.

Braziliani ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit, por ende vazhdon të jetë opsioni i parë për krahun e djathtë të mbrojtjes para Douglas dhe Martin Montoya.