Befason Aubameyang: E kam të ndaluar të flas për këtë gjë nga Dortmundi

Borussia Dortmund i ka ndaluar sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang të spekulojë për të ardhmen e tij.

Sport

02/03/2017 20:21

Sulmuesi nga Gaboni ditë më parë deklaroi se në fund të sezonit mund të largohet nga Borussia Dortmund, dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer zyrtarëve të klubit gjerman, të cilët ia kanë ndalur të flas për të ardhmen e tij, duke i kërkuar të pres fundin e sezonit dhe për të vendosur.

“Deri më tani nuk di asgjë, sinqerisht”, u përgjigj Aubameyang kur u pyet për të ardhmen, përcjell lajmi.net.

“Qëllimi im është që të përfundoj këtë sezon. Preferoj të mos flas prapë për këtë gjë. Javët e fundit jam kritikuar për atë që kam thënë, kështu që preferoj të mos them asgjë”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6