Befasojnë statistikat, kjo është ndotja e ajrit në Prishtinë

Në bazë të matjes së cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ajri është i moderuar.

Lajme

18/11/2018 23:33

Ndryshe nga ditët e fundit, sot në Prishtinë ndotja e ajrit ka qenë e mirë, shkruan lajmi.net.

Në bazë të matjes së fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit del të jetë e moderuar.

Në ora 22:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit nga Ambasada Amerikane, ndotja e ajrit ka qenë 70 AQI, masë kjo që është e përballueshme për shëndetin.

Kujtojmë se me uljen e temperaturave edhe ndotja e cilësisë së ajrit ka qenë mjaft e lartë. /Lajmi.net/