Befasojnë matjet, kjo është ndotja momentale e ajrit

Në krahasim me ditët e kaluara, sot matjet për ndotjen e ajrit kanë befasuar.

Lajme

03/02/2019 18:26

Ditëve të fundit në Prishtinë ndotja e ajrit ishte mjaft e rrezikshme, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, në matjen e fundit që është bërë nga matësi i cilësisë së ajrit i Ambasadës Amerikane, tregon se cilësia e ajrit është e pranueshme.

Në ora 17:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit, në Prishtinë ndotja e ajrit pa qenë 63 PPM, shkallë kjo që llogaritet e pranueshme megjithatë, për disa persona edhe mund të jetë shqetësuese, shkruan më tutje lajmi.net.

Këshillohet për fëmijët dhe të rriturit që kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes si astma të kufizojnë daljet e tyre në natyrë, pasi që mund të shkaktoj komplikime. /Lajmi.net/