Befasohet Milan, Genoa i kërkon para dhe një lojtar për Piatek

Krzysztof Piatek është shumë afër transferimit te Milani.

Merkato

22/01/2019 15:29

Sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piątek, po transferohet te Milan, por që kanë mbetur edhe disa çështje rreth marrëveshjes.

Rosonerët do ta transferojnë polakun nga rivali i tyre nga Serie A, mirëpo në marrëveshje mund të përfshihet edhe ndonjë lojtar, përcjell lajmi.net.

Genoa po i kërkon 35 milionë euro dhe një lojtar nga Milan, në mënyrë që marrëveshja të mbyllet.

Rosonerët e duan atë në formë të huazimit me të drejt blerje në fund të sezonit, mirëpo këtë gjë e ka refuzuar rivali i tyre.

Genoa i ka ofruar mundësinë Milanit që të ofrojë një lojtar dhe para për transferimin e Piatek. /Lajmi.net/