Befasohen kur gjejnë dy dhëmbët e përparmë tek vajza e posalindur! (Foto)

Të jenë të bekuar me një foshnje të mrekullueshme nuk ishte mjaft, jeta vendosi që t'i befasojë këtë çift të mrekullueshëm. Prindërit ngelën pa fjalë kur panë se vajza e tyre kishte lindur me dy dhëmbët e përparmë.

Fun

18/03/2017 16:36

Kur Eva Faith erdhi në jetë, madje as prindërit e saj nuk panë diçka të pazakontë tek ajo, as në gojën e saj, nga që ajo ishte e mbyllur pothuajse tërë kohën, transmeton lajmi.net

Ky zbulim për vajzën u bë pasi nëna e Evës u kthye nga dushi dhe bashkëshorti i tha “Ajo ka dhëmbë, a e di?” dhe të dy u ndalën e qeshën.

Ishte diçka e padëgjuar më parë, që një foshnje të lind me dhëmbë.

“Ne ishim të shokuar. Ajo kishte mbyllur gojën e saj prandaj ne nuk e vërenim. Ishte mjaft e çuditshme t’i shihnim ato,” deklaroi nëna e Evës, për Daily Mail.

Eva ka lindur me 8 shtator të vitit 2013, kanë kaluar më shumë se tre vite që nga atëherë dhe Eva tani ka shumë dhëmbë. Nga të dy dhëmbët e saj “të lindjes”, njëri është ende, kurse tjetri i ka rënë para dy muajve,” thotë e ëma e Evës. /Lajmi.net/

baby girl eva faithbaby girl eva teeth%image_alt%