Befasitë nga kungulli

Vitamina A, e cila gjendet në kungull, është e nevojshme për trupin e njeriut, sepse kjo vitaminë ndikon në pigmentin e lëkurës që mbron nga dëmet e diellit. Këtu mund t’i gjeni disa shembuj se si mund ta përdorni në mënyra të tjera kungullin. Balsam për flokë: Mbusheni një gotë me kungull të grimcuar, pastaj…

Lifestyle

16/10/2013 12:46

Vitamina A, e cila gjendet në kungull, është e nevojshme për trupin e njeriut, sepse kjo vitaminë ndikon në pigmentin e lëkurës që mbron nga dëmet e diellit.

Këtu mund t’i gjeni disa shembuj se si mund ta përdorni në mënyra të tjera kungullin.

Balsam për flokë: Mbusheni një gotë me kungull të grimcuar, pastaj një gotë e gjysmë jogurt  dhe dy lugë mjaltë. Përzieni mirë dhe pastaj lyeni flokët prej rrënjës deri tek majat. Mbuloni kokën më një qese të plastikës dhe mbani të lidhur për 15 minuta. Pastaj, shpërlajeni. Kështu fitoni një balsam natyral dhe shumë të shëndetshëm për t’i ushqyer flokët.

Hidratues për trup: Përzieni kungullin e grimcuar me vaj të kokosit dhe kanellë. Kjo shkakton shumë telashe deri në përzierje, sugjerohet që ta përzieni në banjo në vaskë. Shpërlajeni më ujë të ngrohët dhe filloni ta përhapni në trup më një peshqir.

Maskë për fytyrë: Për t’ju shmangur dimrit të ftohtë dhe të thatë për fytyrën, është publikuar një recetë që ju bën ta mbani fytyrën mirë dhe është për të gjitha llojet e lëkurave. Çka ju nevojitet është: një gotë me kungull të grimcuar, dy lugë më sheqer të zi, një lugë të madhe mjaltë dhe një filxhan jogurt. Shpërndajeni  një shtresë të hollë me maje të gishtërinjve ose me ndonjë peshqir të vogël. Le të qëndrojë në fytyrë për 8 minuta deri në 10. Sheqeri i zi dhe jogurt i largon qelizat e vdekura nga lëkura.