Befasia e vitit! Italia megjithatë mund të luajë në “Botërorin 2018”

Italianët ende mund të luajnë në Kampionatin botëror, pasi Peru do të suspendohet.

Sport

30/11/2017 09:50

Italia ende ka gjasa që të luaj në Kampionatin Botëror.

Azzurët u ndalën nga Suedia për tu mos u kualifikuar në Kupën e Botës që nga viti 1958.

Por, një lajm i madh për Italinë ka arritur.

Italianët ende mund të luajnë në Kampionatin botëror, pasi Peru do të suspendohet.

Kongresmeni peruan, Paloma Noceda ka thënë se kombëtarja e tyre duhet të jetë plotësisht nën komandon e shtetit dhe ata të vendosin se kur do të luajnë.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer edhe aq FIFA-s, që është shumë afër suspendimit të tyre, përcjell “GazetaOlle.com”.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, mund të vendos shumë lehtë që vendin të ia liroj italisë, që është kombëtarja që më afër mund të hyj në “Rusia 2018”.

Andaj, nëse Peru vazhdon ta provokoj FIFA-n me rregullat e tyre për kombëtaren, do të suspendohen nga Kampionati Botëror.