Befasia e verës, Wilshere në Turqi

Jack Wilshere mund të transferohet në Turqi.

Sport

29/06/2018 12:13

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere mund të nënshkruajë me gjigantët turq të Fenerbahces.

Sipas zërave të merkatos, 26-vjeçari duket se ka gjetur akordin me skuadrën nga Stambolli dhe marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejt.

Wilshere, të cilit i mbaron kontrata me Arsenalin, prej kohësh ka qenë në listën e dëshirave të shumë skuadrave si nga Premier League ashtu edhe nga Seria A italiane, përcjell “SS”.

Më herët gjatë muajit, Wilshere konfirmoi se do të linte “Topçinjtë”, pavarësisht tentativave të tyre për t’i rinovuar kontratën.