Befasia e ditës: Morata afër rikthimit te ish-skuadra

Largimi i Ronaldos ka krijuar boshllyk në sulmin e "Los Blancos".

Sport

22/07/2018 09:00

Alvaro Morata mund të kthehet te Real Madridi.

Sipas informacioneve të fundit nga Spanja, drejtuesit madrilienë po e konsiderojnë edhe seriozisht rikthimin e spanjollit në “Bernabeu”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Fichajes.net” shkruan që Julen Lopetegui kërkon dy sulmues pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Opsion mbetet edhe Mauro Icardi i Interit.

Megjithatë, Morata e njeh shumë mirë ambientin dhe do të përshtatej shumë më lehtë. /Lajmi.net/