Befasia e Apple për këtë vit: Tregon se kur do ta lansojë produktin e shumëpritur

Kufjet pa kabllo të AirPod të Apple kanë qenë një nga produktet më të suksesshme të firmës.

Auto & Tek

23/01/2019 19:15

Por, sipas Digitimes, ‘Apple do të lansojë AirPods 2 dikur në gjysmën e parë të vitit 2019’, transmeton lajmi.net.

Apple pritej të lansonte një mbështjellëse të përditësuar, së bashku me kufje Airpod 2 vitin e kaluar.

Megjithatë, të dy produktet nuk arritën të materializoheshin.

Sidoqoftë, Digitimes ka shkëputur edhe një detaj në lidhje me Airpods 2.

“Kufjet e reja me wireless me dizajnime diskrete do të ofrojnë edhe funksionin e monitorimit shëndetësor”, deklaroi Digitimes.  /Lajmi.net/