Befasia e afatit kalimtar dimëror: Pato në Serie A

Alexandre Pato mund të rikthehet në elitën e futbollit italian.

Sport

07/12/2018 09:36

Sulmuesi brazilian, Alexandre Pato, mund të transferohet sërish në Serie A, te skuadra e Milanit.

Sipas ‘Tuttosport’, ‘Rossonerët’ do të provojnë transferimin e Patos në janar, nëse dështon finalizimi i marrëveshjes me Zlatan Ibrahimovic, përcjell ‘lajmi.net’.

Milan ka një kohë të gjatë që është në bisedime me Ibrahimovicin, por ende nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të nënshkruar marrëveshjen që do ta rikthente sulmuesin suedez në ‘San Siro’.

Por, në rast dështimi të bisedimeve me 37 vjeçarin, Milan ka planin ‘B’, me 29 vjeçarin Alexandre Pato, që luan në Kinë te skuadra e Tianjin Quanjian.

Pato ka qenë pjesë e Milanit edhe në të kaluarën, ku në 117 paraqitje ka shënuar 51 gola./Lajmi.net/