Befasi për Salah, shikojeni dhuratën e ditëlindjes nga skuadra e Egjiptit

Mohamed Salah mori një dhuratë të këndshme nga skuadra e Egjiptit.

Sport

16/06/2018 14:34

Egjipti i ka realizuar një befasi sulmuesit kryesor, Mohamed Salah.

Ylli i Liverpoolit të premten festoi ditëlindjen e 26-të.

Por, ai nuk e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme sepse nuk ishte i gatshëm për lojë në ndeshjen ndaj Uruguait, përcjell “lajmi.net”.

Megjithatë, ai mori një dhuratë të këndshme nga skuadra e Egjiptit.

Salahut iu dhurua një torte e madhe me një këpucë të artë mbi të. /Lajmi.net/