Befasi nga Milan, transferon një prej mesfushorëve më të mirë në botë? (FOTO)

Milan kërkon një përforcim të madh nga rivali i Serie A, Roma.

Merkato

24/05/2017 07:23

Milan është duke konsideruar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.

“Sky” raporton se “Rossonerët” janë të interesuar për blerjen e reprezentuesit belg, gjatë afatit kalimtar të verës.

Nainggolan ka kontratë të vlefshme deri më 2020 ndërsa ka pagë prej 3.2 milionë euro në sezon, përcjell “lajmi.net”.

Por, profili i tij pëlqehet shumë nga pronarët e rinj kinez në San Siro që do të paraqesin ofertë për transferimin e tij menjëherë pas hapjes së afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/