Befasi nga Lopetegui, ky do të jetë portieri i Real Madridit në Superkupën e Evropës

Real Madrid takohet sonte me Atletico Madridin në Superkupën e Evropës.

Sport

15/08/2018 12:01

Thibaut Courtois është përforcimi më i madh i Real Madridit, deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Portieri iu bashkua gjigantit madrilen nga Chelsea.

Por, përkundër faktit se erdhi me synim të luajë si titullar, “Marca” shkruan se Keylor Navas do të luajë në formacionin bazë ndaj Atletico Madridit në Superkupën e Evropës, përcjell “lajmi.net”.

Courtois nuk do të luajë nga minuta e parë duke dhënë një shans të madh për Navasin që të shfaq kandidaturën e tij për titullar në fillim të sezonit të ri. /Lajmi.net/