Befasi nga De Biasi, shikojeni formacionin e Shqipërisë kundër Bosnjës e Hercegovinës (FOTO) – Lajmi.net
Befasi nga De Biasi, shikojeni formacionin e Shqipërisë kundër Bosnjës e Hercegovinës (FOTO)
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 10:00, 28 March 2017
Rezultat dhe të fitojmë lojtarë të rinj. Ky është objektivi i trajnerit De Biazi në përballjen e sotme me Bosnjë Hercegovinën, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Nga çka u la të kuptohet në seancën përmbyllëse stërvitore në kuadër të kësaj miqësoreje, pritet të kemi në fushë një skuadër me lojtarë me cilësi sulmuese.

Mungesa e rezultateve, por mbi të gjitha goli ka bërë që trajneri italian të mendojë një taktike ndryshe nga çka jemi mësuar ta shikojmë më herët. Pritet që ta sulmojë kundërshtarin me lojtarë të shpejtë si Sadiku, Hyka dhe Roshi. Gjatë seancës së djeshme, trajneri De Biazi ka provuar dy variante sa i përket formacionit të mundshëm.

VARIANTI 1

Sikurse përmendi edhe në konferencën për shtyp, De Biazi pritet t’ua besojë vendin e titullarit katër mbrojtësve që luajtën ndaj Italisë: Veselit, Ajetit, Hysajt dhe kapitenit Agolli, i cili në një pjesë të mirë të minutazhit do të zëvendësohet nga Naser Aliji. Porta do të ndahet mes Berishës dhe Hoxhës, por portieri i Atalantës shikohet si titullar.

Mesfusha pritet të ketë vetëm një ndryshim, atë të Lilës me Hykën, që do ta nisë nga minuta e para, pasi mori udhëzime të shumta nga De Biazi në fillim të seancës stërvitore. Ndërsa Memushaj, Kukeli, Roshi dhe Basha do të plotësojnë katër vendet e mbetura vakant. Sulmi pritet t’i besohet Sadikut.

VARIANTI 2

Italiani, përgjatë seancave stërvitore, ka tentuar të përgatisë edhe skuadër me dy sulmues. Nëse do të aplikohet varianti me dy sulmues të deklaruar, pritet që partneri i Sadikut të jetë Cikalleshi, njëri prej të cilëve do të zëvendësohet nga Bala gjatë lojës. Me këtë variant sakrifikohet mesfushori Migjen Basha, pasi mesfusha do të përbëhet vetëm nga katër futbollistë: Kukeli dhe Memushaj në qendër të mbështetur nga krahët nga Roshi dhe Hyka, të cilët konsiderohen lojtarë teknikë dhe të shpejtë.

Ajo që nuk ndryshon në të dyja variantet ngelet reparti i mbrojtjes, i cili duket i konsoliduar me Ajetin dhe Veselin në qendër dhe nga krahët Agolli me Hysajn. Me kalimin e minutave dhe në varësi të rezultatit, italiani pritet të hedhë në fushë lojtarët e duhur.

capture

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play Bike Rivals