Befasi nga Adriano, kthehet në futboll

Adriano dëshiron të rikthehet në futboll.

Sport

12/10/2017 07:26

Adriano nuk ndalet me befasitë e tij.

Tri vite e gjysmë pas tërheqjes nga futbolli, sulmuesi brazilian është i gatshëm të rikthehet në lojë.

“Jam duke u përgatitur për një projekt të ri. Do të kthehem në stërvitur, pa asnjë klub, gjatë gjithë muajit të janarit. Prej kur jam tërhequr vazhdoj të jem në formë”, deklaroi Adriano për “TV Globo”, përcjell “lajmi.net”.

“Dua të gjej një klub për t’u rikthyer në futboll”, u shpreh ai. /Lajmi.net/