Befasi: Ky është asistuesi më i mirë në Premierligë në dy vitet e fundit

Premierliga ka lojtarët më kualitativ në top pesë ligat evropiane. Aty luajnë shumë mesfushorë të niveleve të larta, por do të befasoheni me asistuesin më të mirë.

Sport

20/01/2019 13:05

Anash lojtarëve si Paul Pogba, Naby Keita apo Christian Eriksen, është anësori i Manchester City ai që regjistron më së shumti asistime në Premierligë, që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Leroy Sane ka plot 23 asistime që nga fillimi i edicionit të kaluar, duke prirë kështu në listën e asistimeve, transmeton lajmi.net.

Afër tij qëndron shoku i skuadrës, Raheem Sterling i cili ka asistuar plot 18 herë gjatë kësaj kohe për shokët e skuadrës.

Pas Sterling  renditen Pogba, Eriksen e Salah me nga 17 asistime për shokët e skuadrës.

Sane e Sterling do ta kenë mundësinë që edhe sot të kontribuojnë në këtë statistikë individuale, në ndeshjen që Manchester City e luan kundër Huddersfield, me fillim nga ora 14:30. /Lajmi.net/