“Befasi ekzistenciale”, kur të thonë do të vdesësh

Në fakt, është një temë që shumë prej nesh nuk i pëlqen, por një realitet që në të ardhmen do të na duhet të përballemi.

Fun

10/11/2017 14:51

Specialistët e kujdesit paliativ rrëfejnë se çfarë do të thotë për një pacient kur i thua se është duke vdekur, duke përshkruar edhe traumën e lajmit si ‘befasi ekzistenciale’.

“Sjellja e zakonshme e të menduarit të vdekjes në sfond tashmë është e pamundur”, thotë infermierja e kujdesit paliativ Nessa Coyle nga Nju Jorku. Ajo shpjegon se krizat vijnë kur doktori i thotë lajmin e keq.

Por mund të kalojë dhe në faza të tjera, si kur vë re se trupi po ngadalësohet apo vëzhgimi i tjetrit mbi ty.

“Nuk është e nevojshme me fjalë, as se çfarë të tjerët po të thonë. Ta thotë shpirti jot, ose sytë e njerëzve përreth”, thotë Nessa.

Sa herë që vjen, provokon një “krizë ekzistenciale” tek personi i cili përjeton depresion, zemërim, ankth apo të treja bashkë. Kjo fazë nuk zgjat shumë dhe mjaft pacientë enden mes krizës dhe pranimit, sipas specialistit të kujdesit paliativ, Gary Rodin.

Shpjegimi shkencor, kur vdes e di që ke vdekur
Shkencëtarët kanë zbuluar se vetëdija e një personi vazhdon edhe pasi trupi ka ndaluar së treguari shenja jete, që do të thotë se ata kanë vetëdije për vdekjen e tyre.

Një grup shkencëtarësh të New York University Langone School of Medicine kanë publikuar studime binjake në Europë dhe në SHBA të njerëzve që kanë kaluar atak kardiak dhe “janë rikthyer” në jetë.

Duke folur nga ana mjekësore, doktorët e përshkruajnë vdekjen bazuar në pushimin e rrahjeve të zemrës, që menjëherë ndalon furnizimin e trurit me gjak.

Lëkura cerebrale e trurit, e cila është përgjegjëse për mendimin dhe procesimin e informacionit të 5 shqisave, sheshohet thotë doktor Sam Parnia. Kjo do të thotë se mes 2 deri në 20 sekonda, nuk do të ketë valë truri në monitorin elektrik.

Kjo ndjez një reaksion zinxhir të proceseve qelizore që çon në vdekjen e qelizave të trurit. Por kjo mund të ndodhë disa orë pas ndalimit të zemrës, shpjegon ai.

Edhe nëse bën CPR që nuk ka kthyer në jetë ndonjë pacient, rezulton se dërgon rreth 15% të sasisë së nevojshme të gjakut që i duhet trurit, por qelizat vazhdojnë të vdesin por pak më ngadalë, thotë ai.