Befasi e madhe: Panucci, trajner i ekipit të njohur nga Serie A?

Eusebio Di Francesco duket se po e shijon sezonin e tij të fundit te Roma.

Merkato

24/12/2018 10:29

Roma do ta largoj Eusebio Di Francescon, pasi tashmë ka gjetur trajnerin e ri.

Skuadra italiane dëshiron ta transferoj trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, raporton ‘Calciomercato’, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri italian ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2019, andaj me gjasë do ta kërkoj largimin pas kualifikimeve në kampionatin evropian.

Panucci, në fakt, ka raporte të mira me Franco Baldini, një njeri i besuar i Pallottas, që mund ta marr atë si zëvendësues të Di Francescos. /Lajmi.net/