Befasi e madhe: Inter po e transferon Sanchezin

Inter është duke planifikuar të bëjë një transferim të madh në afatin e verës.

Merkato

14/02/2019 17:25

Beppe Marotta ka marrë mbështetje të plotë nga kryesia e Interit në transferimet që do t’i bëjë në verë.

Drejtori gjeneral i skuadrës italiane e do Alexis Sanchezin qysh në këtë afat kalimtar veror, përcjell lajmi.net.

Kiliani do të largohet nga Manchester United me të përfunduar ky sezon, pasi ka dështuar ta tregojë veten qysh nga kalimi i tij prej Arsenalit.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm ta shesin atë në shumën e 40 milionë eurove, andaj Inter do ta paguajë atë shumë. /Lajmi.net/