Befasi e madhe: Icardi po kalon te Juventus?

Mauro Icardi me shumë gjasë do të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni.

Merkato

18/02/2019 11:13

Mauro Icardit iu mor shiriti i kapitenit pak ditë më parë nga Interi, andaj janë zbuluar përplasjet e pra.

Sulmuesi argjentinas nuk do ta rinovoj kontratën me nerazurët, duke qëndruar në klauzolën 110 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Icardi është bërë cak i Real Madridit, por që nuk përjashtohet mundësia e kalimit te Juventusi.

‘Zonja e Vjetër’ ka filluar bisedimet me Wanda Naran, agjenten dhe bashkëshorten e sulmuesit argjentinas, andaj mund të ndodhë që në verë të shohim një transferim dramatik. /Lajmi.net/