Befasi e madhe: Donnarumma po largohet nga Milan

Milan do t’i bëjë disa largime në këtë afat, për t’i kompletuar transferime e reja.

Merkato

16/01/2019 10:35

Milan e ka në listën e largimeve edhe vëllaun e Gianluigi Donnarumas, Antonion.

Portieri italian erdhi te rosonerët në verën e vitit 2017, por pa treguar ndonjë gjë, andaj pritet të transferohet te Olympiacos, përcjel lajmi.net.

28-vjeçari ka bërë vetëm dy paraqitje në këtë sezon, andaj Milan është i gatshëm ta shet atë.

Rosonerët do të përfitojnë 5 milionë euro nga shtija e tij, ndërsa e transferuan me parametra zero para dy vitesh. /Lajmi.net/