Befasi e madhe: De Biasi, trajner i skuadrës së njohur nga Serie A?

Gianni De Biasi po i rikthehet zejes së trajnerit.

Merkato

27/12/2018 12:32

Gianni De Biasi po rikthehet në futboll, pas një pauze të gjatë.

Trajneri italian pritet që ta marrë drejtimin e Bolognas.

E ardhmja e Pippos është në dyshim pas rezultateve negative dhe luftës për mbijetesë që e shikon Bolognën në vendin e tretë nga fundi, përcjell “lajmi.net”.

Gjasat janë që ai të shkarkohet dhe sipas Calciomerkato, emri i zëvendësuesit të mundshëm është Gianni De Biasi.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare shihet si kandidati potencial për të zëvendësuar Inzaghin në krye të Bolognas, në rast se ky i fundit shkarkohet. /Lajmi.net/