Befasi e madhe: Cavani te gjiganti i La Liga-së

Diego Costa është shumë afër të largohet nga Atletico Madrid.

Sport

12/12/2018 22:02

Diego Costa nuk është i lumtur më pagën te Atletico Madrid, andaj kërkon të transferohet në Kinë.

Sulmuesi braziliano-spanjoll kërkon një pagë rreth 25 milionë euro, ndërsa madrilenët e kanë refuzuar një gjë të tillë, përcjell “lajmi.net”.

Nëse Diego Costa transferohet në Kinë, atëherë Atletico Madrid po mendon ta transferoj Edinson Cavanin.

Sulmuesi uruguaian është i gatshëm të largohet nga PSG, pasi nuk është i lumtur me trajtimin e klubit dhe privilegjet që i gëzon Neymar. /Lajmi.net/