Befasi e madhe: Cavani i thotë ‘PO’ gjiganit nga Premierliga

Maurizio Sarri mund të bëjë një transferim të madh te Chelsea në muajin e ardhshëm.

Merkato

11/12/2018 09:45

Chelsea fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt, ndërsa janë tetë pikë mbrapa Liverpoolit në Premierligë.

Maurizio Sarri dëshiron që të transferoj së paku dy mbrojtës dhe një sulmues në afatin e janarit, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri italian ka kërkuar nga Chelsea që ta transferojnë Edinson Cavanin nga PSG-ja.

Sulmuesi uruguaian nuk është i lumtur në Paris, andaj po e kërkon largimin.

Kështu, Sarri nuk beson në Alvaro Moratan dhe Olivier Giroudn, andaj do të tentoj ta bind Cavanin që të transferohet në ‘Stamford Bridge’.

PSG e di se nuk do të mund ta mbajë sulmuesin në skuadër, andaj do të kërkoj së paku 50 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/