Befasi e madhe, Casillas transferohet në Serie A

Ai ka kërkuar nga agjenti i tij që t’i gjej një skuadër në Itali.

Sport

20/02/2018 17:37

Iker Casillas dëshiron që në sezonin e ardhshëm të luaj në kampionatin italian.

Ish-portieri legjendar i Real Madridit, Casillas do të largohet nga Porto në fund të këtij sezoni, kur edhe i skadon kontrata e tij.

Ai ka kërkuar nga agjenti i tij që t’i gjej një skuadër në Itali.

36-vjeçari kishte disa oferta nga skuadrat amerikane, por preferon një karrierë të re në Itali, ku tashmë thuhet se janë disa skuadra të interesuara për të siguruar shërbimet e tij.