Befasi! Bebe Rexha niset për në Shqipëri (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha publikoi disa imazhe të reja në rrjete sociale.

ShowBiz

17/07/2017 11:16

Në njërën nga videot e publikuara në Instagram, Bebe bëri të ditur se ka marrë rrugën për në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte bashkë me disa vajza të tjera, duke udhëtuar me helikopter privat, e që duket se ky udhëtim është bërë pa paralajmërimin e këngëtares.

Nuk dihet nëse është vetëm një vizitë e rëndomtë apo ajo është e angazhuar në ndonjë projekt. /Lajmi.net/