Beckham një baba model

Së fundmi, David Beckham ka qenë në qendër të spekulimeve se do ta marrë çmimin e ‘kavalierit’, vitin që vjen. Për t’ia dhënë këtë mirënjohje do të përkujdeset mbretëresha Elisabetta II, për kontributin e dhënë gjatë viteve të fundit në karrierën fubollistike dhe në sfera tjera. “Kam dëgjuar shumë këtë, por nuk e konsideroj një…

ShowBiz

28/12/2013 15:00

Së fundmi, David Beckham ka qenë në qendër të spekulimeve se do ta marrë çmimin e ‘kavalierit’, vitin që vjen. Për t’ia dhënë këtë mirënjohje do të përkujdeset mbretëresha Elisabetta II, për kontributin e dhënë gjatë viteve të fundit në karrierën fubollistike dhe në sfera tjera.

“Kam dëgjuar shumë këtë, por nuk e konsideroj një gjë të madhe. Unë jam shumë i lidhur me fëmijët”, ka thënë ylli anglez për magazinën angleze OK.

“Unë jam vetëm një baba. I dërgoj në shkojjë, shkoj i marr, i dërgoj në stërvitje dhe në vallëzim. Kjo është një ditë e imja tipike. Të shohim më pas se çka do të ndodh, nëse e marr titullin e ‘kavalierit’, por jam mjaft krenar me ato që i kam marrë deri tash”, tha ish futbollisti i njohur britanik.

Edhe pse ishte njëri prej futbollistëve më elegantë dhe më i njohur në botë, po ashtu më i pasuri, Beckham mendon se suksesi më i madh i tij kishte të bënte me diçka tjetër.

“Fëmijët e mi pa dyshim janë gjëja që më bën më së shumti krenar. Janë gjëja më e bukur që kam përjetuar në jetën time. Janë të mrekullueshëm. Unë vetëm dua që ata të jenë të lumtur, të motivuar dhe që angazhohen në gjërat që duan t’i bëjnë”, përfundoi Beckham.