Beckham kompleton shtëpinë e re

Ai është pensionuar nga futbolli, ndërsa bashkëshortja e saj po ashtu ka mbetur larg karrierës muzikore. Mirëpo, ata mbeten çifti më i famshëm në Britaninë e Madhe. 38 vjeçari e ka kompletuar shtëpinë prej 40 milionë funtesh, duke përfshirë edhe dhoma ekstra si ai i sallonit të flokëve, për manikyr dhe pediker, për ‘make’up’, dhomë…

ShowBiz

25/11/2013 21:00

Ai është pensionuar nga futbolli, ndërsa bashkëshortja e saj po ashtu ka mbetur larg karrierës muzikore. Mirëpo, ata mbeten çifti më i famshëm në Britaninë e Madhe.

38 vjeçari e ka kompletuar shtëpinë prej 40 milionë funtesh, duke përfshirë edhe dhoma ekstra si ai i sallonit të flokëve, për manikyr dhe pediker, për ‘make’up’, dhomë për këpucë dhe televizorë në banjo. Familja planifikon që t’i shpenzojë edhe 5 milionë funte për renovim, para se të vendosen aty.

Shtëpi, e ëmbla shtëpi…

 

Stafi dhe sigurimi do të mund të ketë akses nga tuneli sekret. Shtëpia është katër katëshe, ndërsa ka edhe një kat nëntokësor, për parkimin e veturave dhe të motorëve. Fëmijët Brooklyn, Romeo, Cruz e Harper do të vendosen në katin e dytë.

Nëna me fëmijë

 

Çifti ka instaluar po ashtu sistem të zërit, kështu që muzika do të mund të dëgjohet në çdo dhomë dhe mund të kontrollohet nga telefoni apo kompjuteri.

Ata po planifikojnë që t’ia shtojnë edhe dizajnin special me televizorë plazma në çdo banjo. Ndërkohë, familja e shiti shtëpinë ‘Beckingham Palace’ në Hertfordshire për 12 milionë funte.

Mos e prek! Pronë e Familjes Beckham.