Beckham: Kjo është këshilla ime për Ronaldon

David Beckham i ka dhënë një këshillë Cristiano Ronaldos.

Sport

17/06/2017 23:22

Portugezi flitet se do të largohet nga Real Madridi këtë verë, pas qëndrimit prej tetë vitesh.

Beckham që në të kaluarën ka veshur fanellën e skuadrës mbretërore, ka thënë se nëse Ronaldo vendos të largohet nga Reali, Manchester United do të ishte klubi ideal për të.

“Unë do të kthehesha nëse do ta kisha pasur mundësi”, u përgjigj fillimisht Beckham.

“Këshilla ime? Kurrë nuk do ta këshilloja një lojtar që të kthehet në Manchester United. Por nëse ai vendos të largohet nga Real Madridi, atëherë mendoj se i vetmi vend ku duhet të shkojë është Unitedi”, shtoi ai./Lajmi.net/