Beckham: Barcelona? Jo, ky ekip do të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve

David Beckham thekson se "Los Blancos" janë skuadër që performon në Evropë.

Sport

06/02/2018 09:20

David Beckham beson se Real Madrid do ta kërkojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Përkundër telasheve në La Ligë dhe eliminimit nga Copa del Rey, ish mesfushori anglez thekson se “Los Blancos” janë skuadër që performon në Evropë.

“Do të jetë e vështirë kundër një PSG-je në formë. Por, ky është momenti i Los Blancos, sepse ata e duan këtë garë. Shikoji lojtarët që kanë, si për shembull Ronaldo. Janë momente si këto kur top lojtarët shkëlqejnë”, ka thënë ish-ylli i Real Madridit, Beckham për Marcan. /Lajmi.net/