Beckenbauer pjesë e skandalit të FIFA-së

Legjenda gjermane e futbollit, Franz Beckenbaur është përfshirë në skandalin e FIFA-së, për organizimin e kampionateve botërore.

Sport

01/11/2015 17:08

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maltës, Norman Darmanin Demajo, ka thënë se Beckenbauer ka qenë i përfshirë në negociatat për organizimin e një miqësoreje mes Maltës dhe Bayern Munichut, me kusht që Malta ta votojë kandidaturën e Gjermanisë, për organizimin e Botërorit të vitit 2006.

Sipas Mail On Sunday, Malta do të përfitonte 250.000 dollarë nga kjo miqësore.

“Franz Beckenbauer ishte i involvuar drejtpërdrejt në negociatat për miqësoren me Bayernin”, ka thënë Demajo.

“Me aq sa e di unë ai(Beckenbauer) ka qenë në Maltë në ditën që kontrata ishte nënshkruar me Mifsud”, shtoi ai.

“Katër muaj pasi kontrata ishte nënshkruar unë isha informuar se 250.000 dollarë kishin rënë nga qielli në llogarinë bankare të Asociacionit”, ka njoftuar Demajo.