Beckenbauer: Benatia është budalla

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka kritikuar qendërmbrojtësin Mehdi Benatia për kartonin e kuq në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Sport

26/11/2014 11:22

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka kritikuar qendërmbrojtësin Mehdi Benatia për përjashtimin e tij në humbjen 3:2 nga Manchester City në Emirates të martën, në Ligën e Kampionëve.

Benatia shkaktoi penallti pas ndërhyrjes ndaj sulmuesit Sergio Aguero në minutën e 21-të, dhe u përjashtua me karton të kuq si futbollist i fundit.

Veprimi i marokenit e ka hidhëruar Beckenbauerin.

“Më vjen keq ta them në këtë mënyrë, por një profesionist nuk mund të veprojë si një budalla në zonë”, deklaroi Beckenbauer. Shikojeni ngjarjen dhe gjykojeni vet.