Beci: Edhe njerëzit e vdekur po votojnë në Medvegjë

Njëri nga votuesit që ka arritur të shkojë nga Kosova për të votuar në Metvegjë, Sadik Beci ka deklaruar se edhe njerëzit e vdekur janë duke votuar, vetëm që Serbia t’i fitojë zgjedhjet në Medvegjë.

Lajme

13/09/2015 17:38

“Jam t’u u kthy prej zgjedhjeve…Ushtria, xhandarmëri e kemi plotë malin, këta janë ka e bllokojnë popullin. Poshtë nuk është askush prej shqiptareve, vetëm serbet janë. Unë me taksi shkova, me taksi u ktheva, e kam kry votimin. Edhe njerëzit e vdekur janë ka votojnë, janë duke i detyruar me dhunë për të votuar, vetëm që Serbia me fitu Medvegjën”, tha Beci për KosovaPress.